Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është konfliktuar me grushte me një 17-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se ai ka tentuar të largohet me një automjet dhe në momentin e ndalimit ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore. Në lidhje me këtë çështje materialet i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
“U konfliktua për motive të dobëta me një shtetas dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 22 vjeç, banues në Bardhaj, Has.
Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore. Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, njofton policia./mv.abcnews.al