Plarent Ndreca: Shkarkimi i Metës i vonuar, nuk është veprim politik

schedule21:26 - 18 Maj, 2021

schedule 21:26 - 18 Maj, 2021

Për përfaqësuesin politik të Partisë Socialiste, Plarent Ndrecën vendimi për të shkarkuar presidentin Ilir Meta është i vonuar.

I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Ndreca i cili mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme theksoi se iniciativa e mazhorancës për të shkarkuar kreun e shtetit nuk është veprim politik. Sipas tij Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me përfshirjen e tij në fushatën elektorale, duke shtuar se u bë palë.

Pjesë nga biseda:

Plarent Ndreca: Për mua është e vonuar. Presidentit nuk i lejohet të futet në çështje të ditës apo të bëhet palë që qartësisht e ka treguar. Është i vonuar dhe nuk shoh asnjë nxitim. Nuk është veprim politik, por i parlamentit ndaj disa veprimeve të institucionit të presidentit. Nuk e kuptoj çfarë ka këtu për tu shqetësuar. Nuk është veprim politik.

Artur Zheji: Ka bërë ndonjë vrasje Meta?

Plarent Ndreca: Nëse ju nuk e bëni dot dallimin nuk është faji im Unë po çuditem me atë që po thua. Nuk kam turp për të thënë asgjë. Por nuk është politike.

Endri Xhafo: Herën e parë komisioni i Veneciat tha se ka shkelje, por jo sa për tu shkarkuar. Cilat shkelje pas atyre janë këto të dytat më të rënda?

Plarent Ndreca: Ato përfshihen me të parën, janë gjeste të presidentit që përmblidhen në veprimtarinë e presidentit. Thirrjet për kryengritje të armatosur janë vepra penale. Në një shtet të së drejtës i fundit që mund ta thotë këtë është presidenti. Nuk është për tu përfshirë në çështjen e ditës. Ai u bë palë qartësisht. Ky është një deformim i paprecedentë. Edhe presidenti Berisha nuk di të ketë bërë një qëndrim kaq të qartë kundrejt një force. g.v/abcnews.al