Planifikuan vrasjen e ambasadorit të Mianmarit në Kombet e Bashkuara, dy të arrestuar në Nju York

schedule07:52 - 7 Gusht, 2021

schedule 07:52 - 7 Gusht, 2021

Dy persona nga Mianmari kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se po planifikonin vrasjen e ambasadorit të Mianmarit në Kombet e Bashkuara.

Mediat e huaja bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë në Nju York, në momentin që ato po bisedonin me një tregtar armësh në Tajlandë.

Zyra e prokurorit amerikan për rrethin jugor të Nju Jorkut ka bërë me dije se dy të rinjtë  Phyo Hein Htut, 28 vjeç dhe Ye Hein Zaë, 20 vjeç, ishin akuzuar secili për një akuzë për komplot për të sulmuar dhe kryer një sulm të dhunshëm ndaj një zyrtari të huaj, i cili mban një dënim maksimal prej pesë vjetësh burg.

Ambasadori Kyaë Moe Tun, i cili përfaqëson qeverinë civile të zgjedhur të Mianmarit, që u rrëzua nga ushtria në shkurt, pak ditë më parë kishte pohuar se ishte kërcënuardhe autoritetet amerikane kishin rritur sigurinë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!