Agjencia suedeze e inteligjencës njoftoi sot se ka arrestuar pesë persona të dyshuar se po planifikonin një sulm terrorist për djegien e një kopje të Kuranit nga një ekstremist i krahut të djathtë.
Të arrestuarit besohet se kanë lidhje ndërkombëtare me ekstremizmin e dhunshëm islamik, tha në një deklaratë Säpo, agjencia e inteligjencës suedeze.
“Rasti aktual është një nga të shumtët që po punon Shërbimi Suedez i Sigurisë në lidhje me djegien e Kuranit”, tha Susanna Trehorning.nënkryetare e njësisë kundër terrorizmit të agjencisë së sigurisë, duke shtuar se të dyshuarit janë të lidhur me “ekstremizmin islamik” ndërkombëtar.
/abcnews.al