Trembëdhjetë persona janë të dyshuarit kryesore pas një komploti për të rrëmbyer guvernatoren demokrate të Michiganit, Gretchen Whitmer, sipas zyrës federale dhe shtetërorë të SHBA-së.
Plani kishte për qëllim përmbysjen e qeverisë që sipas të dyshuarve “besojnë se po shkelin Kushtetutën e SHBA-së”, raporton CNN.
Autoritetet ngritën akuza federale ndaj gjashtë personave se kishin komplotuar për të rrëmbyer guvernatoren demokrate të Miçhiganit, Gretchen Whitmer si reagim ndaj asaj që ata e quajnë “pushtet i pakontrolluar i saj”. 7 personat e tjerë u akuzuan nga gjykata e Miçhiganit në bazë të ligjeve anti-terrorizëm se kishin vënë në shënjestër policinë dhe kërkonin “luftë civile”.
Arrestimet ka të ngjarë të tërheqin vëmendjen ndaj tensioneve politike që po shqetësojnë kombin gjatë sezonit zgjedhor 2020 dhe kanë vënë edhe njëherë në dukje paralajmërimet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit, anëtarët e Kongresit dhe grupeve që ndjekin ekstremizmin në lidhje me kërcënimin në rritje të milicisë.
Personat e identifikuar janë: Adam Fox, Ty Garbin, Kaleb Franks, Daniel Harris, Brandon Caserta nga Miçigani dhe Barry Croft nga Delauer.
Adam Fox tha se atij i duheshin 200 persona për të sulmuar ndërtesën e Kapitolit në Lansing të Miçiganit dhe për të marrë pengje, përfshirë guvernatoren, sipas FBI-së.
Whitmer ka qenë në qendër të vëmendjes së grupeve të ekstremit të djathtë për mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë.
Whitmer tha: “e dija që kjo situatë do të ishte e vështirë, por unë do të jem e sinqertë, kurrë nuk e kisha imagjinuar diçka të tillë”. Ajo në mënyrë specifike fajësoi Presidentin Donald Trump , i cili ka refuzuar vazhdimisht të dënojë grupet e ekstremit të djathtë./abcnews.al