Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plani për paqen/ Zelensky: Bisedimet në SHBA ishin konstruktive, por çështje të vështira duhen zgjidhur

schedule11:12 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 11:12 - 1 Dhjetor, 2025

Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet në SHBA ishin “shumë konstruktive”, por ka ende “disa çështje të vështira që duhen zgjidhur”.

Presidenti ukrainas deklaroi se delegacioni ukrainas në Florida do të kthehet në Evropë në ditët në vijim, shkruan Sky News.

“Pasi të flasim me ta dhe të marrim një raport të plotë se si shkuan negociatat, do të vendosim për aktivitetet tona të mëtejshme”, tha Zelensky.

“Dhe për sot, kemi planifikuar bisedime me miqtë tanë në Evropë. Do të jetë një ditë shumë substanciale. Diplomacia, mbrojtja, energjia – prioritetet janë të qarta.”, shtoi ai.

Kievi dhe aleatët evropianë po përpiqen të krijojnë një propozim alternativ pasi zyrtarë të administratës amerikane e kanë publikuar një plan 28-pikësh që përbëhet prej disa aspekteve të cilat i ka shtyrë përpara Moska prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!