Planeti në rrezik, akulli në Antarktidë arrin në nivelet më të ulëta

schedule09:04 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:04 - 26 Shtator, 2023

Akulli që rrethon Antarktidën është në nivelet më të ulëta. Të dhënat tregojnë se, aktualisht, shtresa e akullit që rrethon kontinentin më jugor të planetit është në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, sipas The Guardian.

Kjo është e fundit në një varg rekordesh për akullin e detit të kontinentit, pasi shkencëtarët kanë frikë se ngrohja globale mund ta kishte zhvendosur rajonin në një epokë të re të zhdukjes së akullit me pasoja të mëdha për klimën dhe nivelet e detit në botë.

Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të identifikojnë të gjithë faktorët që çuan në uljen e nivelit të akullit të detit këtë vit,  por studimi i tendencave në Antarktidë ka qenë historikisht sfidues.

Në një vit kur disa rekorde globale të nxehtësisë dhe temperaturës së oqeanit janë thyer, disa shkencëtarë këmbëngulin se ulja e nivelit të akullit në det është fenomeni që duhet t’i kushtohet urgjentisht vëmendje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!