Milani ka një plan për në janar. Klubi u ka bërë dalje tre futbollistëve. Kessie, Borini dhe Rodriguez nuk janë në planet e drejtuesve, që kërkojnë të përfitojnë financiarisht nga largimi i tyre. Shitja e tyre dhe kursimi nga pagat do t’i mundësonte Milanit një fond prej 60 milionë eurosh.
Nëse ecuria është e mirë deri në dhjetor, atëherë kuqezinjtë do të mendojnë edhe një lëvizje “big”. Gjithsesi, sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, nuk mjaftojnë këto 60 milionë euro që të merret Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi një ditë më parë mbylli bashkëpunimin me Los Angeles Galaxy dhe është një nga emrat më të lakuar për Milanin. Pavarësisht moshës, pretendimet e tij në aspektin financiar mbeten të larta. Në kampin kuqezi duhet të mendojnë edhe për ndonjë shitje tjetër, pasi synohet edhe afrimi i një qendërmbrojtësi. /abcnews.al