Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plakushja e artë” e Olimpiadës/ Amerikania Elana Meyers Taylor triumfon në moshën 41 vjeçare

schedule12:49 - 17 Shkurt, 2026

schedule 12:49 - 17 Shkurt, 2026

Qenka skena e veteranëve. Lojrat Olimpike të Dimrit në Itali janë shenjuar jo vetëm nga kampionët e rinj, por sidomos nga triumfet e atyre që cilësohen “mosha e tretë” në sport.

Pasi 35-vjeçaret italiane Federika Brinjone dhe Françeska Lolobrixhida fituan medaljet e arta përkatësisht në ski alpine dhe në garat me patina në akull, radhën e pati një amerikane.

Elana Majers Tejlër ia doli në moshën tepër të shtyrë 41-vjeçare, duke u shpallur kampione olimpike në garën e saj të preferuar, bobsled, që quhet ndryshe monobob. Gruaja nga Xhorxha u bë më e vjetra amerikane që ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit, dhe këtë mundi ta bënte pasi 5 herë të tjera kishte fituar medalje, por asnjëherë të artë.



Me gjashtë të tilla, ajo barazon legjendën e sporteve të dimrit të Shteteve të Bashkuara, Boni Bler, si më të suksesshmet në historinë amerikane në Olimpiada të tilla. Në përfundim të katër provave, Majers Tejlër dha kohën 3’57”93, duke lënë prapa gjermanen Nolte dhe patrioten e saj Hamfris.

Një shpërblim i vonuar, por tepër i drejtë për një sportiste që cilësohet si “Mbretëreshë” e bobsledit, që ka vuajtur shumë nga dëmtimet në karrierë, dhe që e arriti fitoren edhe për dy djemtë e saj të sëmurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!