Sulmuesi i njohur shqiptar, Sebino Plaku, vazhdon karrierën e tij në Kosovë, në IPKO Superliga. Në Shqipëri, plaku ka luajtur për skuadrat më të njohura, si Tirana, Partizani, Kukësi e Skënderbeu. Në një intervistë për Fan Zone në Supersport, Plaku ka folur për karrierën e tij, një rikthim të mundshëm në Shqipëri, si dhe iu rikthyer sherrit me trajnerin Ilir Daja.
“Unë mund të kthehem në Shqipëri dhe e mendova një gjë të tillë që në janar. Por vazhdova sërish këtu në Kosovë dhe doja të tregoja më tepër nga vetja ime. Edhe këtu do të ketë një rritje sidomos në pjesën e infrastrukturës.
Jam duke e menduar çdo ditë e më tepër që të kthehem në Shqipëri, por tani ndodhi kjo e të gjitha kampionatet janë të bllokuara, le të presim.
Grindja me Dajën? Më kalon gjithmonë në kokë. Nuk doja të kisha probleme me të dhe mund të them se e kam respektuar më tepër se të gjithë trajnerët e tjerë në karrierën time. Por më vjen keq që nuk e mori si duhet respektin tim. Vetëm kështu mund ta përkufizoj, më vjen keq që shkoi në mënyrë të tillë”, u shpreh Plaku./abcnews.al