“Plaket” Kina: Ulje drastike e numrit të lindjeve që nga themelimi i Republikës Popullore

schedule10:44 - 17 Janar, 2020

schedule 10:44 - 17 Janar, 2020

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga formimi i Republikës Popullore të Kinës, 70 vjet më parë, pavarësisht lehtësimit të politikës me një fëmijë.

Shkalla e lindjes ishte 10.48 për mijë në vitin 2019 , më e ulta që nga viti 1949, tha Byroja Kombëtare e Statistikave.

Numri i foshnjave të lindura në 2019 ra me 580,000 në 14.65 milion. Shkalla e lindjeve e vendit ka rënë me vite, duke paraqitur një sfidë për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Megjithë rënien e nivelit të lindjeve, një normë më e ulët e vdekjes nënkupton se popullsia e Kinës arriti 1.4 miliardë në 2019, duke u rritur nga 1.39 miliardë.

Por niveli i lindjes në rënie po rrit frikën për një “bombë demografike”, domethënë, një popullsi më e vogël në moshë pune duhet të mbështesë një popullsi më të madhe, në pension.

Shkalla e lindjeve e Kinës është më e ulët se e SHBA, e  cila rezulton me 12 për mijëra njerëz në 2017 (të dhënat më të fundit në dispozicion), por më e lartë se shifra e Japonisë prej 8. Shkalla e përgjithshme e lindjeve globale është 18.65 në 2017, sipas Bankës Botërore.

Në 1979, qeveria kineze miratoi politiken “një-fëmijë” në mbarë vendin, me përjashtime të ndryshme, për të ngadalësuar rritjen e popullsisë.

Familjet që shkelën rregullat u përballën me gjobë, humbje të punës dhe ndonjëherë aborte të detyruara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!