Plagosje me thikë në Librazhd, shoqërohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

schedule17:33 - 23 Tetor, 2020

schedule 17:33 - 23 Tetor, 2020

Policia e Librazhdit ka shoqëruar Mariglen Çotën, Dionis Kopaçi dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person në lidhje me konfliktin e ndodhur këtë të premte ku si pasojë u plagos një person.

Paraditen e sotme si pasojë e një konflikti për motive të dobëta në Hotolisht të Librazhdit,është plagosur me thikë Fatmir Duka nga Dardha.

LEXO EDHE: Plagosje me thikë në Librazhd, në gjendje të rëndë një person

Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e personit të tretë të shpallur në kërkim identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai dyshohet si bashkëpuntor në konfliktin e ndodhur në Librazhd.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!