Plagosje me thikë në Kavajë, përfundon në spital 55-vjeçari

schedule13:02 - 12 Maj, 2022

schedule 13:02 - 12 Maj, 2022

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur  me thikë mesditën e sotme në Kavajë.

Sipas policisë, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç.

I plagosuri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në lagjen nr.13.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!