Një 34-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kurbin duke mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri është Vinçens Piroli, banues në Sanxhak.
Rreth orës 19:00 ai është dërguar në spitalin e Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Tiranë për ndërhyrje më të specializuar. Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me policinë Shkodër për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Abcnews.al