Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas të Fierit.
Policia njofton se H. N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive banale ka plagosur me armë gjahu 37-vjeçarin me iniciale K.N. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së gjahut të përdorur nga 66-vjeçari.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. m.v/abcnews.al