Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja te ‘Fresku’/ Arrestohet bashkëpunëtori i dytë, në kërkim autori

schedule12:04 - 4 Gusht, 2025

schedule 12:04 - 4 Gusht, 2025

TIRANË- Andi Gurra 26-vjeç u arrestua nga Policia pasi ishte në kërkim prej mbrëmjes së dy gushtit si bashkëpunëtor i autorit të plagosjes me armë zjarri të Juglen Abazit.

Teksa vet autori kryesor i plagosjes, Klejvis Caka i njohur dhe me mbiemrin Lusha, është ende në arrati dyshohet se me vete ka edhe armën me të cilën kreu plagosjen.

Andi Gurra dhe Xhonatan Qerimi ranë në pranga, pasi ndihmuan autorin të largohet, në deklaratat përpara oficerëve të  policisë gjyqësore janë shprehur se ndihmuan shokun e tyre pasi ai u kërkoi ndihmë, por nuk kanë dhënë më tej detaje.

Ndërsa i plagosuri ndodhet ende në spital, jashtë rrezikut për jetën nuk ka pranuar të bashkëpunojë me blutë e Tiranës, por i është shmangur tërësisht pyetjeve të oficerëve të policisë gjyqësore duke mos dashur të japë detaje për konfliktin.

Sipas burimeve shkaku i plagosjes ka qenë banal, dyshohet se autori dhe viktima janë zënë për një vajzë ende e paqartë marrdhënia e tyre me të.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e dy gushtit në zonën e Freskut, kur Klejvis  Caka qëlloi me një plumb Juglen Abazin, ky i fundit u dërgua menjëherë në spital nga kunati i tij dhe fatmirësisht është jashte rrezikut për jetën por ende është duke marrë mjekim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!