Plagosja në zyrën e PD-së, pranga autorit dhe 2 bashkëpunëtorëve, për çfarë akuzohen dy policët

schedule08:47 - 21 Prill, 2021

schedule 08:47 - 21 Prill, 2021

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar arratia e Ndriçim Jonuzit, autorit të plagosjes në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla.

Sipas policisë Ndriçim Jonuzi 45 vjeç, akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla sipas policisë akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Por si ndodhi ngjarja dhe cilat janë versionet e protagonistëve, që detyruan Lulzim Bashën dhe Ilir Metën që mbrëmjen e ngjarjes të niseshin me urgjencë në Kavajë duke e cilësuar ngjarjen me sfond politik 4 ditë përpara zgjedhjeve, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi vendosjen e autorit para drejtësisë dhe që kreu i shtetit të ulë tensionet.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni deklaroi para grupit hetimor se sherri ka nisur për parkimin e makinës. “Jonuzi më ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën” tha sot Okshtuni për ngjarjen që ndodhi në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Por autori i plagosjes Ndriçim Jonuzi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh se nuk merret me politikë, por rasti në fjalë është përdorur për fushatë.  “Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë. Më kanë thënë që Lulzim Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë të më humbë të gjitha sakrificat për PD. Vetëm për të shfrytëzuar këtë rast për fushatë. Është dashur të flitej më të gjithë pjesëtarët e PD-së së vjetër, jam apo nuk jam socialist, duke i marrë me radhë, Engjëll Carën, Halit Shamatën. Pyete mirë Halitin se e mban mend”, është shprehur ai.

Jonuzi me precedent, tha se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe se ka ndodhur për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante. “Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!