Plagosja në Vlorë: 50-vjeçari i ka shpëtuar një tjetër atentati, çfarë u gjet në makinën e djegur

schedule13:41 - 16 Maj, 2020

schedule 13:41 - 16 Maj, 2020

Abcnews.al zbardh detaje të reja për atentatin ndaj 50-vjeçarit Jetnor Xhaferri, ditën e djeshme në Selenicë të Vlorës.

Gazetari Elton Nika raporton se Xhaferri kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashte vendit.  Ndërkohë, ky është atentati i dytë që i bëhet.

Burimë bëjnë të ditur po ashtu se në makinën e djegur , e cila u gjet në Poçem, që dyshohet se u përket autorëve, janë gjetur  dy arme automatik. Bëhet me dije se ndaj 50-vjeçarit është qëlluar 30 herë.

LEXO EDHE: Plagosja në Vlorë, dalin pistat hetimore

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, Xhaferri i ka shpëtuar plumbave, ndëra mori vetëm plagë në këmbë. Pista ku po heton policia është ajo e hakmarrjes pasi familja e Xhaferrit ka konflikt të hershëm, prej 20 viteve me familjen e Llanajve në Selenicë. /abcnews.al