Abcnews.al zbardh detaje të reja për atentatin ndaj 50-vjeçarit Jetnor Xhaferri, ditën e djeshme në Selenicë të Vlorës.
Gazetari Elton Nika raporton se Xhaferri kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashte vendit. Ndërkohë, ky është atentati i dytë që i bëhet.
Burimë bëjnë të ditur po ashtu se në makinën e djegur , e cila u gjet në Poçem, që dyshohet se u përket autorëve, janë gjetur dy arme automatik. Bëhet me dije se ndaj 50-vjeçarit është qëlluar 30 herë.
LEXO EDHE: Plagosja në Vlorë, dalin pistat hetimore
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, Xhaferri i ka shpëtuar plumbave, ndëra mori vetëm plagë në këmbë. Pista ku po heton policia është ajo e hakmarrjes pasi familja e Xhaferrit ka konflikt të hershëm, prej 20 viteve me familjen e Llanajve në Selenicë. /abcnews.al