Abcnews.al zbardh detaje nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se autori Kevin Cungu dhe i plagosuri Rexhep Gjeli janë shokë me njëri-tjetrin.
Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se pas një konflikti në lokal ata kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.
Debati mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga ana e Cungut, i cili ka qëlluar Gjelin me një plumb në këmbë.
Më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja. Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e tij.
Gjeli ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën./m.v. abcnews.al