Plagosja në Mamurras, mister rrethanat, efektivët dërgohen në spital, Ardi Veliu drejt vendngjarjes

schedule14:45 - 13 Prill, 2021

schedule 14:45 - 13 Prill, 2021

Dy efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj të plagosur mesditën e sotme në Mamurras janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet paraprake janë se një prej policëve është plagosur me armë zjarri në këmbë ndërsa tjetri është qëlluar me sende të forta. I plagosur ka mbetur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bashkë me drejtorin e departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Ndërkohë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në ndihmë të policisë së Mamurrasit kanë shkuar edhe grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë. Ende mister rrethanat./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!