Plagosja në Malësi të Madhe/ Autori u la në burg, zbardhet dëshmia: Më ka ruajtur Zoti

schedule12:19 - 18 Shtator, 2024

schedule 12:19 - 18 Shtator, 2024

Gjykata e Shkodrës lë në burg Lulzim Rakaj autorin e plagosjes të Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj.

“Më ka ruajtur Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, është deklarata që Lulzim Rakaj ka bërë në gjykatë.

Avokati mbrojtës kërkoi “arrest në shtëpi”, por gjyqtari Albert Keraj caktoi “arrest me burg”, masë e kërkuar nga prokurorja, Elsa Gjeni.

Lulzim Rakaj me 15 shtator të këtij vitin ka plagosur me armë zjarri shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj pasi këta të dy kanë pasur një konflikt me nipin e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!