Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja në Kuçovë, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit: U zumë me fjalë, ai nxori pistoletën

schedule11:18 - 21 Korrik, 2021

schedule 11:18 - 21 Korrik, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur në Kuçovë paraditen e sotme. Burime bëjnë me dije se dy të rinj që janë konfliktuar me njëri tjetrin janë banorë të së njëjtës lagje në këtë qytet.

Në dëshminë e tij Xhuliano Kapllanaj i cili mbeti i plagosur me armë zjarri ka deklaruar se nuk e ka kuptuar si kanë rrjedhur gjërat duke theksuar se nuk e kishte pritur që debati me 26-vjeçarin Robert Gjika të agravohej deri në përdorimin e armës.

“Nuk e mora vesh si ndodhi aq papritur. U zumë me fjalë dhe nuk e mendoja që situata do të agravohet, Roberi Gjukoa mori armën dhe më plagosi në dorë”, i ka thënë ai uniformave blu.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca e cila ka bërë të mundur transportin e 25-vjeçarit Kapllanaj drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia po heton për shkaqet e nisjes së konfliktit mes dy të rinjve. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!