Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e raportuar në Malësi të Madhe. Bëhet me dije se katër shtetas nga vendet e treta janë konflikuar me disa shtetas të tjerë dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari afgan. Sakaq theksohet se po merren në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17 vjeçarin afgan, ndërsa ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.