Renis Selimaj, 35-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet si bashkëpunëtor në plagosjen e ndodhur një natë më parë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Policia njofton se bashkë me Kridens Meçollarin, 38 vjeç i arrestuar një ditë më parë, Selimaj ka plagosur 31-vjeçarin Ilir Shkurti pas një sherri për motive banale. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
“Dokumentohet plagosja e ndodhur mbremjen e djeshme tek “Shallvaret”. Vihet në pranga edhe 35-vjeçari, i cili u largua ditën e djeshme gjatë kohës së kapjes në flagrancë së autorit të dyshuar të ngjarjes. 35-vjeçari i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” tek “Shallvaret” ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh dhe u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes si autor i dyshuar shtetasi K. M, 38 vjeç, sherbimet e Policisë në Komisariatin Nr.2 kanë vijuar më kontrolle të imitësishme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të 2 të përfshirë në ngjarje.
Në vijim të veprimeve është bërë ndalimi i shtetasit R. S, 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. M, 38 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme)dhe shtetasi R. S, 35 vjeç, janë autorë të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit, I. Sh. Ngjarje e ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/Abcnews.al