Plagosja e policit në Berat, gjykata merr vendimin për tre vëllezërit

schedule14:15 - 17 Prill, 2021

schedule 14:15 - 17 Prill, 2021

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë për tre vëllezërit Marini. Trupa gjykuese ka vendosur të lërë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy ditë më parë në Berat, ku dhunuan një polic dhe tentuan t’i merrnin armën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 14 prill ku gjatë një konflikti të tyre me familjen Memaj, mbeti i plagosur me armën e tij  efektivi i policisë Julian Xhahalili, i cili ndërhyri për të shuar sherrin mes palëve.

Lexo edhe: Nëna e djalit që u konfliktua me 4 vëllezërit në Berat: Na thanë mbani njerëz në dyqan, shohin gruan time

Për dy vëllezërit gjyqtarja ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg pa afat ndërsa pwr njërin prej tyre Gerald Marini 30 ditë burg për pjesëmarrje në konflikt. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!