Arrestohet Besard Pashkaj, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë në korrik të vitit 2021 pranë Qytetit Studenti.
Për 26 vjeçarin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Më 2021 i riu së bashku me Njazi Kullën dhe Aldo Gjinin, pas një konflikti çasti plagosën me armë zjarri dy persona. Nga ngjarja mbetën të plagosur Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi.
Asokohe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes.

