Plagosja e dy të rinjve në Tiranë, identifikohen autorët

schedule18:42 - 13 Tetor, 2021

schedule 18:42 - 13 Tetor, 2021

Identifikohen autorët e ngjarjes së sotme në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Sikurse abcnews.al ka raportuar, Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Dy të rinjtë kanë marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.

Lexo edhe: Grushtet përfunduan tek pistoleta, si u plagosën dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Një sherr mes disa të rinjve agravoi në përdorimin e armëve. Mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një përplasje fizike mes tyre. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas situata shkoi deri në përdorimin e armëve, ku mbetën të plagosur dy të rinjtë.

Sakaq, policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!