Plagosja e 28-vjeçarit në Malësinë e Madhe, arrestohen babë e bir si të dyshuar për ngjarjen

schedule11:20 - 28 Shtator, 2023

schedule 11:20 - 28 Shtator, 2023

Babë e bir, 59 vjeç dhe 18 vjeç janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe, pasi dyshohen se plagosën 28 -vjeçarin Emanuel Guri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Demiraj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, 28-vjeçarin.

I riu i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Emanuel Guri u plagos pasi pati një konflikt me Amanuel Gurin dhe Sadonel Bushatajn. Mbrëmjen e djeshme, në lidhje me këtë ngjarje, u arrestua Sadonel Bushataj dhe është shpallur në kërkim Ardis Kurtaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!