Plagosja e 19-vjeçarit, reagon policia: Shpallet në kërkim Klajdi Kodra dhe vëllai i tij

schedule18:30 - 27 Maj, 2021

schedule 18:30 - 27 Maj, 2021

Tiranë – Policia ka reaguar lidhur me  plagosjen e 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas policisë janë shpallur në kërkim dy vëllezërit që akuzohen se kanë kryer plagosjen. Ata janë Klajdi Kodra dhe vëllai i tij Aldo Kodra.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.

Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!