Plagosi vajzën dhe më pas vrau veten/ Babë e bijë ishin të vetëm kur ndodhi konflikti. Pistat ku po heton policia

schedule11:20 - 20 Maj, 2024

schedule 11:20 - 20 Maj, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Në një lidhje me “Shqipëria Sot”, gazetarja Valbona Davidhi ka treguar se 40-vjeçarja vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën dhe po vazhdon të marr mjekim në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve nga komisariati i Lushnjes, ajo kishte dy vite e divorcuar dhe jetonte në Tiranë, ndërsa fëmijët jetoni me të atin në Berat. Kjo arsye mbetet për t’u zbuluar, por mendohet që mund të kenë ndikuar kushtet ekonomike.

Edhe pse jetonte prej dy vitesh në Tiranë, Musaku kishte një javë që ishte kthyer në banesën e prindërve në Lushnje, ndërsa nuk dihet ende arsyeja.

Sipas gazetares, nuk ka pasur dëshmitarë për ngjarjen, pasi nëna dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë qene në momentin që ndodhi ngjarja në katet e tjera të banesës.

Ndërkohë, janë hedhur dyshime se 40-vjeçarja kishte vendosur të kishte një lidhje të re dhe nuk babai nuk ishte dakord, prandaj mund të ketë nisur dhe konflikti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!