Plagosi rëndë në kokë një të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Fier

schedule08:28 - 25 Janar, 2021

schedule 08:28 - 25 Janar, 2021

Një 19-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi ka plagosur rëndë në kokë një të mitur. Mësohet se i riu E. R., banues në Strum të Roskovecit është konfliktuar për motive të dobëta pasditen e së dielës me 13-vjeçarin Sh. M.

Si pasojë e goditjeve, i mituri ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. s.b/abcnews.al/