Policia greke ka arrestuar pas disa ditësh kërkime një shqiptar në ishullin Antipaxos pasi goditi me sende të forta një efektiv policie.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin Paxos, ndërsa pasi goditi efektivin e policisë, emigranti shqiptar është larguar nga aty duke shkuar në ishullin Antipaxos me qëllim fshehjen.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga hetuesi i Korfuzit për tentativë vrasjeje. Me këtë akuzë ai u dërgua në gjykatë.
Ndërkohë, oficeri policor që shërben në Drejtorinë e Policisë së Korfuzit është ende duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 424 të Selanikut me lëndime të rënda në kokë, por pa rrezikuar jetën e tij. /abcnews.al