Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Pogradec.
I riu u vu në pranga pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë me një përforcues grushti, një 30-vjeçar.
Gjatë kontrollit të banesës, 21-vjeçarit iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël kanabisi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit”, thuhet në njoftimin e policisë.