Plagosi me thikë tre persona, arrestohet 21-vjeçari në Krujë

schedule18:18 - 17 Shtator, 2021

schedule 18:18 - 17 Shtator, 2021

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, banues në Krujë i cili ishte i shpallur në kërkim për plagosje dhe mbajtje e armëve të ftohta pa leje. Njoftohet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë vunë në pranga të riun me iniciale  B. Sh., 21 vjeç për një plagosje të ndodhur më 27 gusht.

Një muaj më parë, 21-vjeçari ka plagosur me thikë shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Po ashtu, më 10 shtator ai dyshohet se ka kërcënuar një vajzë për t’i marrë një shumë parash.

NJOFTIMI

“Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasin e shpallur në kërkim B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 27.08.2021, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 10.09.2021 dyshohet se ka kanosur shtetasen R. Sh., për t’i marrë një sasi vlere monetare.”