Plagosi me thikë të riun, kapet 17 vjeçari në Pogradeç

schedule11:20 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:20 - 1 Nëntor, 2021

Një 17 vjeçar është ndaluar nga policia e Pogradecit pasi dy ditë më parë ka plagosur me thikë një të ri.

Sipas policisë shtetasi me iniciale kërkim O. B., 17 vjeç, më datë 29.10.2021, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec.

Fatmirësisht i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, të shtetasit në kërkim O. B., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 29.10.2021, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!