Plagosi me thikë gruan dhe komshiun në Elbasan, dyshohet për tradhti bashkëshortore

schedule15:17 - 8 Shtator, 2022

schedule 15:17 - 8 Shtator, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me thikë në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan, ku mbetën të lënduar dy persona.

Elmas Kalija, 55 vjeç ka goditur me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalija si dhe komshiun, Enver Sula që ndërhyri për t’i ndaluar.

Sakaq burime për Abc bëjnë me dije se konflikti mes çiftit mendohet të ketë nisur, pasi autori dyshonte se e tradhtonte gruaja.

E ëma e autorit, Mersine Kalija tha për mediet se i biri vuante nga problem të shëndetit mendor dhe se kishte rreth dy muaj që nuk merrte ilaçet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!