Plagosi me thikë fqinjin sepse e mallkonte, arrestohet 44 vjeçari

schedule14:26 - 8 Shtator, 2023

schedule 14:26 - 8 Shtator, 2023

Në Brianza, Itali një 44-vjeçar, me precedentë të shumtë penalë, u denoncua me akuzën e plagosjes. Ai akuzohet se ka goditur me thikë një 60-vjeçar që kishte sharë e mallkuar gjatë një darke të banorëve në oborrin e një godine.

Faktet datojnë që nga 23 qershori i këtij viti. Sulmuesi, shumë besimtar, kishte vizituar nënën e tij dhe pasi ishte ndalur me fqinjët e tjerë, kishte dëgjuar mallkimet e burrit me të cilin debatoi para se ta qëllonte.

Gjatë mbrëmjes, njëri nga fqinjët, 60-vjeçari i plagosur më pas, kishte filluar të ngrinte tonin dhe filloi të shante ashpër me sharje e me mallkime para të gjithë të ftuarve, përfshirë edhe 44-vjeçarin, i cili nga ana tjetër, një besimtar i zjarrtë, i kishte kërkuar disa herë të ndalonte.

Më pas ata patën një debat të ashpër që bëri që të dy të nxirrnin thikat. Të dy fillimisht u ndanë nga personat e tjerë.

Por 44-vjeçari gjithsesi e goditi dy herë me thikë 60-vjeçarin dhe më pas të arratisej me motor.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!