Dy vëllezër janë plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të diele në Milot. Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar 58 vjeçari me iniciale P.GJ.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit Armando dhe David Prendi 27 vjeç dhe 19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Paulin Gjini, 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve
Fatmirësisht të dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Goditi me thikë dy vëllezër, kapet 58 vjeçari në Milot.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./abcnews.al