Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili dyshohet se ka plagosur me thikë një 34 vjeçar.
I arrestuari Roul Brisku dyshohet se për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç.
I plagosuri mësohet se është në spitalin rajonal ku po merr dhe ndihmën mjekësore.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës (thikë) në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po mer ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al