I mituri i cili plagosi me thikë një 15-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Gjirokastër.
Policia thekson se veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes. Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin. /abcnews.al