Policia në Shkodër ka vënë në pranga Klisman Çunin i cili dyshohet të jetë personi që plagosi 47-vjeçarin Gëzim Ndrezaj dy muaj më parë në Theth. Çuni ishte shpallur në kërkim nga policia dhe gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” pas plagosjes që ndodhi më 26 shtator.
NJOFTIMI
“Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit K. Ç., 26 vjeç banues në Theth.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arres në burg”, pasi ky shtetas më datë 26.07.2021 ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. D. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.” /abcnews.al/