Plagosi me armë zjarri vëllain, kapet autori në Lushnje

schedule08:05 - 24 Shtator, 2021

schedule 08:05 - 24 Shtator, 2021

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga vëllain e 65 vjeçarit të plagosur mëngjesin e kësaj të premtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnje, ku u plagos me armë zjarri 65 vjeçari Faik Veliu.

LEXO EDHE: Plagosje me armë zjarri në Lushnje

Uniformat blu bënë me dije se brenda pak orësh është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit Sami Veliu, që ishte dhe vëlla me të plagosurin.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një mjekim të specializuar.

Ndërkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!