Plagosi me armë zjarri një person/ Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 32-vjeçari

schedule09:17 - 10 Prill, 2025

schedule 09:17 - 10 Prill, 2025

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 32-vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri në këmbë, një 29-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit në Rrugën e Dibrës, ku Franci Canaj qëlloi drejt Gerald Hoxhës.

Dyshohet se shkak u bë një konflikt për motive të dobëta. Fatmirësisht, Hoxha ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!