Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për plagosje. Mësohet se i riu dhe një bashkatdhetari i tij janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe shkelma me një maroken për shkak se i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub. Më pas, 31 vjeçari e ka qëlluar me armë në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por vetëm së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni. Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje.
Sipas mediave, shqiptari kishte qenë në arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje./abcnews.al