Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 39-vjeçarit, Shpëtim Metoli në Tiranë. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm te rrethrrotullimi i Saukut në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se është shpallur në kërkim D. A., 26 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij. Sipas “bluve” pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka plagosur më armë zjarri në këmbë 39-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit D. A., 26 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al