Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e gomones që goditi një 60-vjeçar në Karanurun, duke e lënë të plagosur në këmbë.
Ndaj 42-vjeçarit, rënndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.Ai ka marrë dëmtime në këmbë në pjesën e thembrës të cilën helika ja ka dëmtuar totalisht.
Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al