Plagoset rëndë një gazetar investigativ në Holandë

schedule08:15 - 7 Korrik, 2021

schedule 08:15 - 7 Korrik, 2021

Një gazetar investigative ka ndodhur një natë më parë në Holandë. Mediat e huaja bëjnë me dije se gazetari Peter R de Vries është qëlluar në një rrugë në Amsterdam.

Ndër të tjera mësohet se gazetari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Transmetuesi kombëtar NOS tha se ai u sulmua disa minuta pasi u shfaq në një emision televiziv.

Në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar hulumtues.

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, tha se gazetari “po lufton për jetën e tij”, ndërsa sulmin e cilësoi si “mizor dhe të pashpirt”.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se lutet për jetën e de Vries dhe shtoi se “gazetaria e lirë është thelbësore për shoqërinë”.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!