Një minator ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një nga galeritë e Bulqizës. Mësohet se ai është Agron Gjeta i moshës 55-vjeç.
Burime bëjnë me dije për ABC se Gjeta është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë pritet të transportohet drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.
Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pritet hetimi i plotë i ngjarjes për të mësuar rrethanat e saj./mv.abcnews.al