Një shqiptar është plagosur me thikë në Larisa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes. Kanë qenë personat që kanë rastisur pranë vendit të ngjarjes që e kanë dërguar shtetasin shqiptar në spital, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Ende nuk ka asnjë informacion për arsyen e kësaj ngjarjeje. Fatmirësisht shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia po heton mbi identifikimin dhe arrestimin e autorit.